KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » TVSH, Ymeraj: Grupet në terren për të trajnuar dhe informuar biznesin e vogël

TVSH, Ymeraj: Grupet në terren për të trajnuar dhe informuar biznesin e vogël

Numri i bizneseve të fashos nga 2 milion deri në 5 milion që tashmë janë shtuar në sistemin e deklarimit të TVSH janë 4300 për qarkun e Tiranës. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, Dionis Ymeraj shprehet se grupet janë tashmë në terren për të trajnuar dhe informuar biznesin e vogël për këtë ndryshim.

I pyetur nëse përfshrirja në këtë fashë të biznesit i sjell atyre për kostot shtesë siç është edhe punësimi i një financier, Ymeraj shprehet se pjesa më e madhe e tyre e kanë tashmë një financier dhe nuk ka kosto shtesë.

Sistemi i deklarimti të TVSH ka lehtësi shprehet Ymeraj dhe administrata tatimore e ka lehtësisht të përballueshme edhe këtë shtesë së biznesit që përfshihet në sistemin e deklarimit të tvsh.

Deri tani nga Drejtora Rajonale e Tatimeve të Tiranes janë zhvilluar trajnime për 2,027 subjekte. Sesionet e trajnimeve janë parashikuar të vazhdojnë deri në fund të muajit qershor.

Sicred