KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Aplikimi i TVSH, bizneset që nuk e përballojnë po mbyllen
https://youtu.be/9XKfzD0-SyA

Aplikimi i TVSH, bizneset që nuk e përballojnë po mbyllen

Numri i bizneseve të çrregjistruara është dyfishuar në dy muajt e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se përgjatë muajve janar-shkurt janë çrregjistruar 1389 subjekte. Fluksi i lartë vjen një muaj para përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Nga 1 prilli Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të shtrihet edhe tek bizneset e vogla, të cilat regjistrojnë xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë te reja. Por duket se futja e biznesit të vogël në këtë skemë, ka trembur një pjesë të mirë të sipërmarrësve të vegjël të cilët po mbyllin aktivitetin në prag të aplikimit të kësaj takse. Të dhënat e siguruara nga Qëndra kombëtare e Biznesit tregojnë se numri i çregjistrimeve në periudhën Janar- Shkurt ka arritur në 1389 të tilla nga 608 biznese të çregjistruara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. E thënë ndryshe, çdo ditë 30 biznese kanë mbyllur aktivitetin në këto dy muaj.

Nga ana tjetër edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara është rritur. Në periudhën Janar–Shkurt janë shtuar 854 biznese krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por gjithsesi shifrat tregojnë se numri i bizneseve të çregjistruara e tejkalon numrin e sipermarrjeve të reja.

Fluksi i mbylljes së bizneseve u pranua edhe nga administratë tatimore e cila pak ditë më parë përmes një njoftimi pranoi se shtrirja e tvsh edhe tek biznesi i vogël po sjell pezullimin dhe mbylljen e shumë bizneseve. Tatimet e konsideruan një skemë për t’i shpëtuar taksës dhe paralajmëruan bizneset se nuk do ta tolerojnë këtë fenomen. Administrata tatimore tha se bizneset që po mbyllen do të verifikohen në mënyrë të hollësishme dhe në rast se pas mbylljes, në të njëjtin vend do të hapet një tjetër biznes nga njerëz të afërm me pronarin, atëherë ai do të regjistrohet automatikisht në skemën e TVSH-së.

Sicred