KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tuz, inagurohet stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mali i Zi
Tuz, inagurohet stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mali i Zi

Tuz, inagurohet stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mali i Zi

Stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mali i Zi është inaguruar në Tuz të Malit të Zi. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri vlerësoi si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se kemi aplikuar dhe me projekte të përbashkëta në Bashkimin Europian për të përmirësuar pjesën e investimeve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ministri Gjiknuri u shpreh se fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Hekurudha mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është bërë efektive që në vitin 1986, por në këto tre dekada ajo ka qenë shumë pak efektive.

Sicred