KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tusk : Liderët e Ballkanit Perëndimor të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe
Tusk në Tiranë: "Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet"

Tusk : Liderët e Ballkanit Perëndimor të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u kërkoi të premten liderëve të Ballkanit Perëndimor që të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të japin një sinjal të qartë se vendet e tyre janë gati t’i bashkohen Bashkimit Europian. Duke folur në një samit rajonal të mbajtur në Maqedoni, zoti Tusk u përqëndrua në çështjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për pavarësinë e kësaj të fundit, si dhe cëshjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë. Tusk u shpreh se është në përgjegjësinë e liderëvë rajonalë të bëjnë përpjekje shtesë për të tejkaluar mosmarrëveshjet e tyre, duke shtuar se BE vijon të jetë partneri më i besueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. – Pajtimi në këtë pjeë të Europës është i rëndësishëm për të gjithë kontinentin, për stabilitetin tonë, paqen dhe begatinë. – theksoi ai.  Sipas ti, zhvillimet pozitive janë të mundshme në Ballkanin Perëndimor. – Ne e kemi parë një gjë të tillë me marrëveshjen e demarkacionit të kufirit mes Prishtinës dhe Podgoricës si dhe traktatin e miqësisë mes Shkupit dhe Sofias. Na duhen më shumë zhvillime të tilla, – theksoi kreu i Këshillit Europian. – Gjatë udhëtimit tim në rajon, nga kryeqyteti në kryeqytet, u bëra optimist. është e mundshme se historia e Ballkanit, një film horror që nuk mbaron kurrë, të kthehet në një prodhim që fiton Oskar dhe ka një fund të lumtur -, u shpreh ai.  Gjatë javës që lamë pas, kreu i Këshillit Europian, vizitoi edhe Shqipërinë,

Sicred