KRYEFAQJA » LAJME » Tusk; Nesër në Maqedoni
Tusk, Nesër, Maqedoni, rajoni, donald tusk

Tusk; Nesër në Maqedoni

Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk viziton nesër Shkupin, e ashtu si zyrtarë të tjerë të lartë të bllokut përpara tij, vjen me porosi të qarta për presidentin Gjorgje Ivanov. BE-ja është pozicionuar hapur, pro zgjidhjes së shpejtë të krizës në respektim të Kushtetutës, që do të thotë t’i dorëzohet mandati i krijimit të qeverisë shumicës së re parlamentare. Në axhendën e Tusk do të jetë edhe ngërçi i emigrantëve, një shqetësim i pafashitur plotësisht i Bashkimit Europian, por kriza politike aktuale e Maqedonisë dhe perspektiva europiane e rajonit do të jenë padyshim pjesë qëndrore e bisedimeve mes dy udhëheqësve. Kjo është vizita e tretë e Tuskut brenda dy vitesh në Maqedoni. Gjatë ndalesës së tij të fundit, marsin e 2016-s, zyrtari europian u fokusua te çështja e ngutshmee refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Sicred