KRYEFAQJA » LAJME » Tusk në Kosovë: Jemi afër heqjes së vizave
Tusk në Kosovë: Jemi afër heqjes së vizave

Tusk në Kosovë: Jemi afër heqjes së vizave

Qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të përfitojnë nga lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit europian. Shpresa për këtë është dhënë nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku deklaroi se qyetarët e Kosovës janë pranë heqjes së vizave me BE. Tusk takoi Presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe pas këtij takimi dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Tusk, i përgëzoi autoritetet kosovare për ratifikimin e Demarkacionit, ku këtë e cilësoi si një hap të madh drejt liberalizimit të vizave. Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se është e vetmja alternativë për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku falënderoi edhe presidentin Thaçi për kontributin personal të shpenzuar në dialogun me Serbinë

Sicred