KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tusk: Akuzat e Turqisë për fashizëm në Holandë janë “plotësisht të shkëputura nga realiteti”

Tusk: Akuzat e Turqisë për fashizëm në Holandë janë “plotësisht të shkëputura nga realiteti”

Akuzat e Turqisë për fashizëm në Holandë janë “plotësisht të shkëputura nga realiteti”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Deklaratat e Turqisë erdhën pasi Holanda anuloi disa tubime të politikanëve turq në Roterdam, të cilat ishin organizuar për të fituar mbështetjen e komunitetit turk në Holandë për referendumin për zgjerimin e kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan. “Qyteti i Roterdamit dhe Erasmusit, janë shkatërruar plotësisht nga nazistët. Nëse dikush mendon se sheh fashizëm në Roterdam, ata janë të shkëputur plotësisht nga realiteti”, ka thënë Tusk gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian. Edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka thënë në parlament se është “skandalizuar” nga komentet e Turqisë. Nderkaq presidenti turk, tha se triumfi i po-së në referendumin për zgjerimin e kompetenciale presidenciale do të ishte përgjigja më e mirë ndaj kundërshtarëve, në sfondin e tensioneve me Evropën në lidhje me organizimin e takimeve elektorale në funksion të këtij procesi zgjedhor. Presidenti turk drejtoi sërish akuza ndaj Holandës pas moslejimit të dy ministrave të tij për të marrë pjesë në takimet elektorale në favor të referendumit të 16 prillit, duke premtuar masa të reja për të sanksionuar këtë terrorizëm shtetëror.

Sicred