KRYEFAQJA » LAJME » Tusha kalon me sukses kontrollin e vettingut
Tusha kalon me sukses kontrollin e vettingut

Tusha kalon me sukses kontrollin e vettingut

Vitore Tusha është e para gjyqtare në Shqipëri që kalon me sukses kontrollin e komisioneve të Vettingut. Tusha do të mbetet anëtare e Gjykatës Kushtetuese edhe pse mandati është në përfundim, ndërsa mban edhe detyrën e anëtares zëvëndësuese në Këshillin e ri të Emërimeve në Drejtësi.
Zonja Vitore Tusha është gjyqtarja e dytë që merret në kontroll nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Dy javë më parë shkarkoi nga detyra ish gjyqtarin Fatos Lulo.
Komisioni i Kualifikimit zhvilloi një ditë më pare seancën vetuese gjatë së cilës rezultoi se gjyqtarja Vitore Tusha nuk kishte pasuri të dyshimta apo rritje të ardhurash në mënyrë të pajustifikuar.
Gjyqtari i tretë që do të dalë para komisioneve të Vettingut do të jetë Bashkim Dedja i rizgjedhur për herë të dytë kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Sicred