KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia rihap ambasadën në Libi
Turqia rihap ambasadën në Libi

Turqia rihap ambasadën në Libi

Turqia rihapi ambasadën e saj në Tripoli, në Libi, që ishte mbyllur për arsye sigurie në vitin 2014, njoftoi Ministria turke e Jashtme. “Aktivitetet e ambasadës tonë kanë rifilluar me një personel të reduktuar paraprakisht”, theksoi ministria përmes një deklarate. “Rihapja e ambasadës do t’i mundësojë Turqisë të kontribuojë në mënyrë më të rëndësishme për të rivendosur paqen dhe stabilitetin, si dhe rindërtimin e Libisë”, thuhet në deklarate. Ankaraja mbylli ambasadën e saj në Tripoli dhe konsullatën në Bengazi në vitin 2014 për shkak të përkeqësimit të situatës, por kishte ruajtur përfaqësinë e saj në Misrata.

Sicred