KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia përfundon ndërtimin e murit me Sirinë
Turqia përfundon ndërtimin e murit me Sirinë

Turqia përfundon ndërtimin e murit me Sirinë

Turqia ka përfunduar ndërtimin e murit të gjatë 764 kilometra prej betoni në kufirin me Sirinë. Lajmin e konfirmoi një zyrtar turk. TOKI, kompania shtetërore e ndërtimit, ndërtoi murin prej 564 kilometrash, ndërsa administratat e provincave kufitare turke ndërtuan 200 kilometra,. Ankaraja filloi projektin e ndërtimit të murit prej 826 kilometrave përgjatë kufirit me Sirinë në vitin 2015. Qëllimi i projektit është rritja e sigurisë së kufirit, si dhe përforcimi i luftës kundër trafikimit dhe kalimit ilegal. Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë, në të cilën lufta civile zgjat prej vitit 2011, është i gjatë gjithsej 911 kilometra. Ndërkaq janë drejt përfundimit punimet edhe mbi murin e sigurisë të gjatë 144 kilometra në kufirin me Irakun.

Sicred