KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA
Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA

Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA

Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të taksave që u ka vënë SHBA-ja importeve të saj të aluminit dhe çelikut. Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybecku, tha se, nga sot, tarifa do të vihen mbi importet e qymyrit, letrës, arrave, bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave dhe kozmetikës.“Tarifat janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë,”, tha Zeybecku. Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit nga Evropa, Kanadaja, Meksika dhe aleatë të tjerë të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i pestë më i madh ku Turqia eksporton mallrat e saj dhe vëllimi i tregtisë, në vitin 2017, ka arritur në 20.6 miliardë dollarë.
Ndërsa nga nesër, tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së do të nisë të zbatojë edhe Bashkimi Evropian. Tarifa që do te ngarkoje Bashkimi Europian do të jetë 25% të një sërë produktesh të importuara nga SHBA, përfshirë motorët, misrin e ëmbël, uiskin, çelikun dhe alumin. Komisioni Europian zyrtarisht miratoi një ligj që vendoste detyrimet mbi mallrat e SHBA prej 2.8 miliardë euro, në përgjigje të tarifave të SHBA-së të vendosura mbi çelikun dhe aluminin europian në fillim të këtij muaji. Mosmarrëveshja mund të përshkallëzohet më tej nëse Presidenti i SHBA Donald Trump kryen kërcënimin e tij për të penalizuar makinat evropiane.

Sicred