KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia ka shpërfillur paralajmërimin amerikan për raketat
KS i OKB dënon testin raketor të Koresë së Veriut

Turqia ka shpërfillur paralajmërimin amerikan për raketat

Turqia ka shpërfillur paralajmërimin e sekretarit të ri amerikan të shtetit, Majk Pompeo, për të mos blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, duke thënë se marrëveshja ishte nënshrkuar tashmë dhe s’mund të zhbëhej. Gjatë punimeve të takimit të ministrave të jashtëm të NATOs, që u zhvillua dje në Bruksel, Pompeo i kërkoi homologut turk, Mevlut Cavushollu, se SHBA-të ishin shumë të shqetësuara për faktin se Ankaraja kishte vendosur të blinte armë ruse që nuk përputheshin me sistemet mbrojtëse të NATos. Sipas zyrtarëve amerikanë, zoti Pompeo e kishte paralajmëruar turqinë se vendet që blejnë armë nga Rusia rrezokijnë të përballen me sanksionet që SHBA ka vendosur vitin e shkuar ndaj industrive ruse të mbrojtjes dhe ato ushtarake. Por ministri i jashtëm Cavushollu u shpreh më pas për një televizion turk se marrëveshja për blerjen e sistemit mbrojtËs S-400 me vlerën e 2.5 miliardë dollarëve ishte nënshkruar dhjetorin e shkuar dhe tashmË ishte punë e kryer, duke bërë të ditur se Rusia kishte përshpejtuar ndërkohë procesin e dorëzimit tË raketave. – Qasja e tipit “do të vendos sanksione ndaj teje nëse blen” nuk do të prekë Turqinë. Turqia nuk do ta pranojë një gjë të tillë, – tha Cavushollu, i cili gjithashtu shtoi se turiqa ishte e hapur të blente edhe armë nga vendet e tjera të NATOs.

Sicred