KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqia ka hapur bazën më të madhe ushtarake në Afrikë
baza ushtarake turke ne somali

Turqia ka hapur bazën më të madhe ushtarake në Afrikë

Turqia ka hapur bazën më të madhe ushtarake në Afrikë, në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, duke forcuar kështu lidhjet e saj me kombin e paqëndrueshëm mysliman, por strategjik. Më shumë se 10 mijë ushtarë somalezë do të stërviten nga oficerët turq në bazë, tha një zyrtar i lart turk përpara ceremonisë në kryeqytetin Somalez, ku mori pjesë edhe shefi i shtabit ushtarak turk Hulusi Akar. Hapja e kësaj baze kushtoi 50 milionë dollarë dhe do të trajnojë trupat somalezë në luftën kundër terroristëve Al-Shabaab. Por gjithashtu kjo sinjalizon lidhjet gjithnjë e më të ngushta mes Turqisë dhe Somalisë. Në ceremoninë e hapjes së bazës ushtarake, kryeministri i Somalisë Hassan Ali Khaire falenderoi qeverinë turke për hapjen e shkollës së trajnimit dhe tha se kjo do të ndihmonte qeverinë për të rindërtuar edhe njëherë ushtrinë. Objekti mund të trajnojë dhe strehojë njëkohësisht 1000 ushtarë. Marrëdhëniet e Turqisë me këtë zonë të Afrikës datojnë që nga Perandoria Osmane, por qeveria e Presidentit Tayyip Erdogan është bërë aleat i afërt i qeverisë së Somalisë vitet e fundit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar dy herë Mogadishun dhe kur ai bëri udhëtimin e tij të parë në vitin 2011, ai u bë udhëheqësi i parë jo afrikan që vizitoi vendin e shkatërruar nga lufta.

Sicred