KRYEFAQJA » LAJME » Turqia do të dixhitalizojë dokumentat osmane në AQSH

Turqia do të dixhitalizojë dokumentat osmane në AQSH

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan të hënën një marrëveshje bashkëpunimi për dixhitalizimin e dokumenteve në gjuhën osmane të cilat ndodhen në fondin e Arkivës Qëndrore të Shtetit. Për drejtorin e përgjithshëm Ardit Bido, dixhitalizimi i këtyre dokumentave ka një vlerë të veçantë historike sidomos përsa i përket periudhës para pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se këto dokumenta janë të një rëndësie të veçantë për kombin shqiptar. Zoti Bido gjithashtu bëri të ditur se shkëmbimi i materialeve arkivore mes dy vendeve do të zhvillohet më tej në të ardhmen, duke përfshirë edhe dokumente që kanë të bëjnë me çështje pronësore.
Ndërsa drejtori i përgjithshem i arkivës shtetërore turke Dr.Gurunal, bëri të ditur se një ekip me specialistë turq kanë vizituar arkivën shqiptare, për të parë gjendjen e dokumentave osmane, ndërkohë që dixhitalizimi do të mundësojë ruajtjen e tyre në një kohë shumë më të gjate.

Sicred