KRYEFAQJA » LAJME » Turqia dërgon anije luftarake në Egje
Turqia dërgon anije luftarake në Egje

Turqia dërgon anije luftarake në Egje

Komanda e Forcave Detare të Turqisë ka dërguar një anije luftarake në jug të Detit Egje pas pretendimeve se nga anijet e sigurisë bregdetare të Greqisë është hapur zjarr ndaj një anijeje me flamur turk. Dy anije të tjera u nisën në të njëjtën zonë nga Komanda e Sigurisë Bregdetare të Turqisë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, anijet luftarake u dërguan pas pretendimeve se ndaj anijes së mallrave me flamur turk me emrin “ACT” që po lundronte në ujërat ndërkombëtare të Detit Egje, është hapur zjarr nga anija e sigurisë bregdetare të Greqisë pranë ujërave të Rodosit. Anija turke e mallrave është shoqëruar në ujërat territoriale të Turqisë nga ekipet e Sigurisë Bregdetare të Marmarasë, dhe nga ekuipazhi po merren deklarata lidhur me rastin. Hetuesit thonë se në anije ka gjurmë plumbash po nuk ka persona të plagosur. Burimet diplomatike janë në kontakt me institucionet përkatëse greke.

Sicred