KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, të dielën zgjedhje të dyfishta
Presidenti Meta: Zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019

Turqi, të dielën zgjedhje të dyfishta

Në Turqi zhvillohen të dielën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, një votim ky që pritet të vendosë të ardhmen politike të presidentit Rexhep Taip Erdogan. Ishte Erdogan ai që njoftoi mbajtjen e zgjedhejve të parakoshme, të cilat fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin në fund të vitit të ardhshëm, dhe përmes të cilave ai shpreson të çimentojë pozicion e tij me fuqi të reja. Gjatë 15 viteve në pushtet, ai ka fituar çdo zgjedhje, por Turqia tashmë është në mes të krize ekonomik dhe Erdogan po përballet me një fushatë të fortë nga opozita.
Kjo është hera e dytë që Erdogan kandidon për një mandat presidencial, por këtë radhë është ndryshe. Pas votimit, hyjnë në fuqi një sërë fuqish të reja që u aprovuan në referendumine mbajtur në prillin e 2017-ës të cilat synojnë transformimin e atij që dikur ishte një rol ceremonian në një post ekzektuvi me pushtet të konsiderueshëm.
Fuqitë e reja që i janë akorduar presidentit përmes referendumit përfshijnë, emërimin direkt të zyrtarëve të lartë publikë, përfshi ministrat dhe zëvendëspresidentët, pushtetin për të ndërhyrë në sistemin ligjor të vendit apo dhe fuqinë për të vendosur në vend një gjendje emergjence.
Zoti Erdogan është favorit dhe synon të mbajë presidencën duke fituar më shumë se 50 përqind të votave. Nëse nuk arrin të kalojë 50 përqindëshin, atij do t’i duhet të përballet me një raund të dytë, që mund të pakësojë fuqinë e fitorese dhe mandatit të tij, dhe në rastin më të keq të përfundojë në humjen e tij.
Bashkë me presidencialet, nesër zhvillohen dhe parlamentaret, të cilat mund të rezultojnë në një ndryshim pushtetesh si dhe një parlament të ri që mund të mbështesë ose kundërshtojë presidentin e ri të fuqizuar.

Sicred