KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Turqi, shqetësim për zhvlerësimin e lirës ndaj dollarit
Erdogan: Sulmi ndaj lirës i njëjtë me sulmin ndaj flamurit

Turqi, shqetësim për zhvlerësimin e lirës ndaj dollarit

Monedha turke ka pësuar një zhvlerësim këtë javë në raport me dollarin amerikan. Monedha turke është këmbyr me 4.92 lira kundrejt një dollari. Luhatja e vlerës së lirës turke përballë dollarit duket se ka shqetësuar qyetarët turq lidhur me ekonominë e tyre. Dobësimi i lirës turke kundër dollarit amerikan këtë javë, ka bërë që turqit të jenë të shqetësuar për ekonominë pavarësisht nga risigurimet e qeverisë.
Zhvlerësimi i monedhës turke është përkeqësuar të mërkurën kur investitorët japonezë shitën pasuritë turke, të ndikuar nga komentet e Presidentit Rexhep Taip Erdogan për investitorët e huaj gjatë maujit maj. Qyetatët dhe zyrat e këmbimit në Turqi shprehen se janë të frikësuar se vendi është tashmë në një “krizë të monedhës”, siç e kanë përshkruar ekspertët në Commerzbank. Shumë qyetarë janë duke këmbyer kursimet e tyre në lira, në monedhën amerikane dollar. Ky veprim vjen pasi ekspertët mendojnë se lira turke do të vijojë të zhvlerësohet më tej.

Sicred