KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi: Seanca e parë e gjyqit për 221 të dyshuarit për grushtin e shtetit

Turqi: Seanca e parë e gjyqit për 221 të dyshuarit për grushtin e shtetit

U hap sot në Turqi seanca e parë e gjyqit për 221 të dyshuarit si organizatorë të grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar. Mes të akuzuarve figurojnë edhe anëtarët e të ashtuquajturit Këshilli i Paqes në Vend, të cilët do të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Ankara dhe cilësohen nga autoritetet si pjesëtarë të organizatës terroriste gyleniste. Seancat e sotme u paraqiten 48 të akuzuar, nën masa të rrepta sigurie. Në gjykatë, për ruajtjen e sigurisë, u angazhuan 1.500 pjesëtarë të xhandarmërisë.

Sicred