KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi. rreth 500 persona në gjykatë për grushtin e shtetit

Turqi. rreth 500 persona në gjykatë për grushtin e shtetit

Rreth 500 persona që u arrestuan pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, përfshi dhe një numër të madh gjeneralësh dhe pilotësh ushtarakë, po përballen me gjykatën këtë të martë. Ata akuzohen se kanë drejtuar tentativën për puç dhe se kanë ndërmarrë sulme nga baza ajrore e Akinçit ndaj kryeqytetit Ankara. Kleriku Fetullah Gylen, të cilin qeveria turke e fajëson për grushtin e shtetit, është përmendur si i akuzuari kryesor dhe do të gjykohet në mungesë, pasi aktualisht ai jeton në SHBA. Ish komandanti i forcës ajrore Akin Ozturk dhe persona të tjerë akuzohen se nga Baza ajrore e Akincit kanë drejtuar pucin dhe kanë bombarduar godinat kryesore qeveritare, përfshi parlamentin. Shumë nga këta të akuzuar do të përballen me burgim të përjetshëm nëse konsiderohen fajtor. Gjyqi i sotëm është një nga shumë proçedura të tilla që po ndërmerren në Turqi në lidhje me tentativën për grusht shteti që ndodhi 15 korrikun e vitit të shkuar dhe ku 249 persona humbën jetën. Rreth 30 komplotues janë vrarë. Qeveria turke thotë se grushti i shtetit u ndërmor nga ndjekësit e lëvizjes Gylen, por kleriku ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Sicred