KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Stamboll, aktivistët turq të LGBTI përleshen me policinë

Stamboll, aktivistët turq të LGBTI përleshen me policinë

Për të katërtin vit radhazi aktivistët e LGBTI dhe policia turke janë përplasur mes tyre në Stamboll. Edhe në paradën e se dieles situata ka qenë e tensionuar me policinë që ka qenë e vendosur të ndalë paradën, ashtu siç edhe e kishte planifikuar. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për shpërndarjen e rreth 1000 aktivistëve, të cilët u mblodhën pranë sheshit Taksim. Pavarësisht nga prania e policisë, pjesëmarrësit e paradës së krenarisë u mblodhën përsëri në pjesë të ndryshme të lagjes Taksim duke bërtitur: “Mos heshtni, thoni me zë të lartë, homoseksualët ekzistojnë”.

Sicred