KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, nis transferimi i sistemeve raketore ruse S-400

Turqi, nis transferimi i sistemeve raketore ruse S-400

Transferimi i grupit të parë të pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi ka filluar sot, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes. “Dërgesa e grupit të parë të pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 në Bazën Ajrore Murted/Ankara ka filluar nga data 12 korrik 2019″, thuhet në një njoftim të ministrisë. Turqia firmosi marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan ”Patriot”. Zyrtarët e SHBA-së kanë kundërshtuar blerjen e S-400 nga Turqia, duke argumentuar se sistemi rus nuk përputhet me sistemet e NATO-s. Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën. Ankaraja po ashtu ka argumentuar se Turqia nuk është vendi i vetëm i NATO-s që do të përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore.

Sicred