KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, lirohen me kusht tetë aktivistë
Turqi, lirohen me kusht, tetë aktivistë

Turqi, lirohen me kusht tetë aktivistë

Janë liruar me kusht tetë nga 11 aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët ishin arrestuar për terrorizëm bazuar mbi pretendimin se kishin lidhje me grupe që turqia i konsideron të jashtëligjshme, si Partia e Punëtoreve të Kurdistanit, organizata Gylen dhe Partia e Frontit të Clirimit Revolucionar të Popullit. Dy prej tyre janë shtetas të huaj, një gjerman dhe një suedez. Ndalimi i gjermanit Piter Shtojdner përshkallëzoi tensionet me Berlinin, dhe ministri i jashtëm i atij vendi Zigmar Gabriel i përshkroi akuzat e terrorizmit si të pakuptueshme. Duke folur pas lirimit, drejtorja për Turqinë e Amnesty international Idil Eser u shpreh se vendimi i kishte kapur në befasi. – Ka akoma shumë miq, gazetarë të cilët janë në burg në mënyrë të padrejtë. Ne do të vijojmë të punojmë derisa mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe gazetarët të lirohen, – tha ajo. Ndërkohë gjykata vendosi që kreu i Amnesti për Turqinë, Taner Kilic, të vijojë të vuajë masën e arrestit m e burg. Edhe dy aktivistë të tjerë të cilët u arrestuan kur policia mësyu në një seminar të Amnesti në muajin korrik do të qëndrojnë në burg. Aktivistët rrezikojnë 15 vjet burg, nëse shpallen fajtorë nga togat e zeza.

Sicred