KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi; Gjyqi i gazetarëve opozitarë
Turqi, Gjyqi i gazetarëve, opozitarë, terrorizmi

Turqi; Gjyqi i gazetarëve opozitarë

17 gazetarë të gazetës opozitare ‘Xhumhuriet’, dolen përpara Gjykatës së Turqisë per t’u pergjigjur mbi akuzat për fyerje si dhe mbështetje të organizatave terroriste. Në rast se do të shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të vuajnë dënime që shkojnë deri në 43 vite heqje lirie. Proçesi ka shkaktuar një debat të madh prej muajsh në Turqi. Në mbështetje të gazetarëve ka patur protestues të shumtë, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve. Sipas tyre, me anë të veprimeve të tillë, qeveria turke tregon se nuk lejon botimin e mendimeve kundër si dhe cënon rëndë parime si liria e shtypit apo pavarësia e medias. Arrestimet e gazetarëve nga autoritetet turke janë pritur me kritika edhe nga zytarë të lartë të vendeve perëndimore, kryesisht nga Gjermania. Megjithatë, argument të kundërt paraqesin përfaqësuesit e Ankarasë. Sipas tyre, personat e arrestuar kanë shfaqur mbështetje për organizata terroriste, duke nënkuptuar këtu grupimet militante kurde që operojnë në juglindje të Turqisë. Gjithashtu, sipas Presidentit Erdogan, me veprimet e tyre disa media kanë kërcënuar sigurinë kombëtare.