KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi, gara noti nga Azia në Europë

Turqi, gara noti nga Azia në Europë

Në Turqi, më tepër se dy mijë njerëz zhvilluan gara noti nga Azia për në Europë, si pjesë e garës së përvitshme Ndërkontinentale të Bosforit. Notarët përshkruan ngushticën që lidh dy kontinentet, një distancë ujore 700 metërshe në pikën e saj më të ngushtë. Gara filloi në pjesën aziatike të Stambollit, në portin Kanlica dhe notarët u nisën në drejtim të Europës. Ngushtica që zgjatet në një distancë prej 30 kilometrash u bashkua me urën për herë të parë në vitin 1973 dhe ajo njihet si ujëkalimi më spektakolar dhe i debatueshëm i botës. Dikur një portë drejt fuqisë detare të ish Bashkimit Sobjetik, tani ngushtica e Bosforit shërben si një pikë e rëndësishme për eksportin e naftës nga Rusia dhe vende të Azisë Qendrore. Ajo është edhe një qendër e rëndësishme turtistike. Sipas mediave turke, në garën e këtij viti të Bosforit morën pjesë notarë nga 50 vende të botës.

Sicred