KRYEFAQJA » LAJME » Turqi, Erdogan: Shqipëria e pandarë nga Turqia

Turqi, Erdogan: Shqipëria e pandarë nga Turqia

Turqia nuk mund ta shohe larg vetes Shqipërinë. Ky ishte qëndrimi i Presidentit Erdogan i pyetur nga gazetarja e RTSH-së, Jonela Sakajeva, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin shqiptar, Bujar Nishani, gjatë vizitës shtetërore që po zhvillon në Turqi. Duke vlerësuar marrëdhëniet e deritanishme mes vendeve si të shkëlqyera. Presidenti Erdogan, ka njohur rezultatet e reformave të ndërmarra nga shqipëria në rrugën drejt integrimit europian.

“Trajtuam të gjitha marrëdhëniet tona dypalëshe në çdo aspekt, politik, ekonomik, kulturor dhe të sigurisë. Vlerësojmë kontributin e shqipërisë veçanërisht në fushën e sigurisë, pasi e shohim atë si një garantuese të paqes në rajon. Ndjekim integrimin e shqipërisë në BE dhe ndjekim hapat pozitive që janë bërë me reformat dhe shpresojmë që të përfundoje sa më shpejt proçesi i ndërmarrë” tha Erdogan.

“Vijuam bashkëbisedimin me interesin maksimal dhe vullnetin e përbashkët për t’i nxitur edhe më tej marrëdhëniet e partneritetit strategjik dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen personale që Presidenti Erdogan dhe Qeveria turke i kanë dhënë Shqipërisë përmes asistencës teknike në fushën e infrastrukturës, shëndetësisë” tha presidenti Nishani.

Presidenti Erdogan, vlerësoi rolin e shqiptarëve në jetën dhe zhvillimin e turqisë. Gjatë vizites në Ankara u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes ATSH dhe Agjencisë së Lajmeve Anadolli.