KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Turqi: 29 policë në gjyq për pjesmarrjen në grushtin e shtetit

Turqi: 29 policë në gjyq për pjesmarrjen në grushtin e shtetit

Pas disa muajve të mbushur me arrestime dhe shkarkime nga detyra, Turqia ka nisur procesin gjyqësor për pjesëmarrësit në tentativën e dështuar të grushtit të shtetit, teksa përpara trupës gjykuese janë vendosur 29 oficerë policie. Seanca gjyqësore për ta nisi te martën, nën masa mjaft të rrepta të rrepta sigurie, në një gjykatë që ndodhet në pjesën perëndimore të Stambollit. Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të ndryshme, përfshirë mos-bindje ndaj urdhrit për të mbrojtur Presidentin Rexhep Taip Erdogan gjatë natës që ndodhën ngjarjet, si dhe pjesëmarrja në tentativën për rrëzimin e qeverisë. Prokurorët kanë kërkuar dënime mjaft të ashpra. Organi i akuzës kërkon dënim me tre burgime të përjetshme për secilin për 21 policë, ndërkohë që për tetë të tjerët është kërkuar si masë ndëshkimore, heqja e lirisë në afate midis 7 vite e gjysmë dhe 15 vite. Këto kërkesa janë konsideruar absurde nga avokatët dhe përfaqësuesit ligjore të policëve. Këta të fundit bëjnë thirrje për proces të rregullt ligjor, si dhe për respektimin e parimeve si sundimi i ligjit dhe proporcionaliteti. Turqia ka burgosur dhe ka shkarkuar nga detyra qindra-mijëra persona që akuzohen për pjesëmarrje në tentativën e dështuar të grushtit të shtetit si dhe për mbështetje ndaj klerikut, Fetullah Gulen.

Sicred