KRYEFAQJA » LAJME » Turneu, “UEFA U-16 Development”, Mustedanagic zyrtarizon listën

Turneu, “UEFA U-16 Development”, Mustedanagic zyrtarizon listën

UEFA ka vendosur t’u japë një mundësi të mirë futbollistëve të vegjël për të treguar vlerat e tyre, si dhe trajnerëve të ekipeve kombëtare për të bërë përzgjedhjet e tyre. Pikërisht në San Marino do të organizohet turneu UEFA Development nga data 19-24 prill me pjesëmarrjen e katër shteteve San Marino, Armenia, Shqipëria dhe Italia. Në këtë aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet me ekipin e 16 vjeçarëve të drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç. Ky turne miqësor, i njohur nga UEFA, do t’i shërbejë atij për të krijuar një ide më të mirë se cilët lojtarë do të luajnë më tej në aktivitetet ndërkombëtare të kësaj moshe. “Ky turne është testi i parë serioz për këta të rinj të datëlindjes 2002 e 2003. Në radhë të parë i shërben të gjithë futbollistëve të rinj të mësohen me emocionet dhe rëndësinë e ndeshjeve ndërkombëtare. Gjithashtu na ndihmon edhe ne si staf drejtues për të parë se cilët futbollistë janë të aftë për të qenë në formacionin e ndeshjeve zyrtare dhe cilët nuk do të jenë. Pas këtij turneu, ne do të kemi një mendim më të qartë se cilët mund ta veshin fanellën kuqezi” theksoi trajneri Xhemal Mustedanagiç. Pas këtij turneu miqësor, përfaqësuesja jonë përgatitet për ndeshjet zyrtare kualifikuese me Slloveninë, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

Sicred