KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Turizmi, TKOB me kalendar shfaqjesh në Vlorë

Turizmi, TKOB me kalendar shfaqjesh në Vlorë

Bashkia e Vlorës dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, kanë vendosur të intensifikojnë bashkëpunimin në prag të nisjes së sezonit turistik veror në Vlorë. Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vendosën publikimin e një kalendari për turizmin kulturor. Ky kalendar do të sjellë në Vlorë të gjitha trupat artistike të TKOB në shfaqje të hapura në vendet më atraktive të qytetit të Vlorës. “Kemi filluar punën për të identifikuar hapsirat më të bukura, aty ku njerëzit vijnë dhe Bashkia e Vlorës ka se çfarë të tregojë, për të dhënë dhe ne koncertet tona” thotë zonja Çela.
TKOB dhe Ansambli Popullor do të shfaqi në Vlorë ritmet më të bukura, ngjyrat dhe pjesët më përfaqësuese të repertorit botëror dhe atij shqiptar, duke e kthyer bregdetin e Vlorës dhe atë shqiptar, në arenën më të madhe të turizmit dhe artit të mirë.