KRYEFAQJA » LAJME » Turizmi, Rama: Ndryshime pozitive, pastërtia dhe siguria në fokus
Turizmi, Rama: Ndryshime pozitive, Pastërtia dhe siguria në fokus

Turizmi, Rama: Ndryshime pozitive, pastërtia dhe siguria në fokus

Në datë 8 Maj, Kryeministri Edi Rama ishte në Shengjin, në hapjen e sezonit turistik. Premtoi një sezon ndryshe, me plazhe më të pastra dhe siguri të lartë. Kryeministri është rikthyer në Shëngjin në 29 Gusht në bashkëbisedim me sipërmarrësit, kryesisht të fushës së turzimit. Ai konstatoi se papastërtitë mbeten edhe shqetësuese për pushuesit, ndërsa siguria është përmirësuar këtë vit, që sipas tij nëse përjashtohet rasti i Vlorës me 8 të vrarë, ky vit ka numrin më të ulët në diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Sipërmarrësit nga ana e tyre shprehën shqetësimin në lidhje me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuan, mungesë të trotuareve dhe ndricimin. Kryeministri paralëjmëroi ndjekje penale për të gjitha ta individë që kanë zënë brezin e rërës e duke duke u kthyer në një shqetësim real për Bashkinë Shëngjin si dhe për vetë pushuesit, që kërkojnë qetësi. Kryeministri tha se këtë verë, turistët nuk janë shqetësuar nga zhurmat, dhe nga mjetët motorrike të ujit. Ndërsa kanë pasur më shumë akses në qendrat e shërbimit shëndetësor, aktivite kulturore dhe sportive. Kryemistri bëri me dije se rruga e Shengjinit brenda Shtatorit do të jetë e përfudnuar. Gjithashtu edhe rruga që lidh Shkodrën me Malin e Zi do të ristrukutrohet, duke shkurtuar distancën mes dy vendeve në 30 minuta, cka do të rrisë numrin e turistëve malazezë që kanë akses në vendin tonë.

Sicred