KRYEFAQJA » LAJME » Turizmi në zonën e Lunxhërisë
Turizmi në zonën e Lunxhërisë

Turizmi në zonën e Lunxhërisë

Fshati Dhoksat njësia administrative Lunxhëri është një prej fshatrave me vlera natyrore dhe të trashëgimisë kulturore. Nxitja e turizmit në këtë zonë po ndikon në zhvillimin ekonomik të saj dhe punësimin e banorëve. Në këtë fshat një pjesë e banesave janë përshtatur si bujtina për pritjen e turistëve.  Banorët shprehen se ardhja e sezonit të verës po sjell në Dhoksat më shumë  grupe turistike që janë të interesuar si për vlerat natyrore , banesat karakteristike ashtu edhe për gatimet tradicionale. “Ne kërkojmë edhe  më shumë investime në fshat për zhvillimin e turizmit”, janë shprehur banorët. Fshati Dhoksat është përzgjedhur  nga qeveria në programin zhvillimor të 100 fshatrave të shqipërisë për turizëm rural.

Sicred