KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Turizmi në Dumre, Seferani destinacion i ri

Turizmi në Dumre, Seferani destinacion i ri

Zona e Dumresë me 84 liqenet e saj në qarkun e Elbasanit të ofrojnë në këto ditë pranvere mundësi të shumta për argëtim e çlodhje. Me investime nga USAID dhe Ministria e Turizmit po mundësohet ndërtimi i një qendre turistike, duke e shtuar dhe fshatin e Seferanit në listën e destinacioneve turistike. Bujtinat u ofrojnë turistëve të gjitha shërbimet e duhura. Mjaftë vizitorë kanë frekuentuar këto ditë liqenin e Seferanit duke u relaksuar me natyrën, ushqimet bio, ndërsa njihen me legjendën e mbretëreshës Afërditë simbol të këtij liqeni piktoresk. Edhe rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore ka ndikuar pozitivisht që ky fshat të jetë i frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj. Zgjerimi i këtij fshati turistik ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave të fermerëve vendas pasi tregëtojnë prodhimet e tyre bio.

Sicred