KRYEFAQJA » LAJME » Turizmi në Byshek të Elbasanit, mungesë e theksuar investimesh

Turizmi në Byshek të Elbasanit, mungesë e theksuar investimesh

Një nga pikat më të njohura për turizëm në të gjitha stinet në veçanti gjatë pranveres dhe verës në rajonin e Elbasanit është pika turistike e Byshekut. 4 km nga qyteti i Elbasanit ndodhet një prej zonave më të bukura dhe tërheqëse. Ky është një prej burimeve karstike më të rralla në vend që mund ta shohësh vetëm në Byshek. Me 2000 metra katror siperfaqe ujore të ndotur përsëri pamja ofron një qetësi përrallore. “Ne erdhëm nga Tirana për të kaluar një paradite të këndshme në Byshek por siç e shihni gjendja nuk është aspak normale që një pikë e tillë turistike të mos ketë përkujdesjen e pushtetit vendor” u shpreh një turist. Rrepet shekullorë ngrihen rëndë duke i dhënë mjedisit një hijeshi për shplodhje. Me gjithë këtë bukuri që ka falur natyra banorët thonë se Bysheku sot ofron vetëm ndotje dhe nuk është më i vizitueshëm si dikur.
“Sot u befasova kur erdha në Byshek, nuk e prisja që një pikë turistike ku mund të vijnë nga e gjithë bota është shkatërruar përfundimisht. Këtu është pika më e bukur e Elbasanit prandaj këtu duhet investuar. I kërkojmë Bashkisë Elbasanit të investoje sa më shumë”. Bysheku dikur krenaria e turizmit në Elbasan, është një prej zonave të cilat kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Sicred