KRYEFAQJA » LAJME » Turizmi në Berat

Turizmi në Berat

Bashkimi i turizmit kulturor dhe historik me atë të aventurës është mundësia më e mirë e zhvillimit të qytetit të Beratit nëpërmjet kësaj pasurie. Përllogaritja nga shitja e biletave në hyrje të lagjes muzeale “Kala” është treguesi i vetëm i shtimit të fluksit turistik nga viti në vit. 30 deri në 40 % të numrit të vizitorëve po njeh Berati vitet e fundit. Ndonëse, nuk ka një shifër të përllogaritur sesa janë të ardhurat që gjenerohen nga zhvillimi i turizimit në këtë qytet për kryetarin e bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, shtimi i akomoditeteve pritëse tregon se kemi të bëjmë me një zhvillim me hapa të shpejtë të turizmit. 27 hotele, hostele, shtëpi pritëse numërohen sot në qytetin e Beratit, ku pjesa më e madhe e tyre kanë nisur të lulëzojnë në tre vitet e fundit është treguesi më i mirë se turizmi në këtë qytet po zhvillohet ndjeshëm. Pranë këtyre bizneseve po rritet ndjeshëm dhe fuqija punëtore dhe për këtë bashkia e shikon zhvillimin e turizmit si mundësi zhvillimi.

Sicred