KRYEFAQJA » LAJME » Turizmi në Berat, rritje e numrit të vizitorëve

Turizmi në Berat, rritje e numrit të vizitorëve

Vetëm në tre muajët e parë të vitit qyteti muze i mbrotjur nga UNESCO, është vizituar nga më shumë se 12 mijë vizitorë, ndërkohë që turizmit kulturor, historik dhe arkitektonik, do ti shtohen dhe atraksionet natyrore. Promovimi që po bëhet në arenen ndërkombëtare, investimet në fushën e turizimit dhe shtimi i akomodimit, kanë bërë që viti 2018 të nis mjaft i sukseshëm në fushën e turizmit. Mishela Muxhaj, specialistja e turizmit dhe trashëgimisë, në bashkinë e Beratit bënë me dije se sfida e institucioneve të turizimit dhe vetë operatorëve turistik është tashmë mbajtja e vizitorëve më gjatë në qytet. Akomodimet e reja me shërbime edhe më të mira se më parë, bashkimi i turizmit kulturor me atë të aventurës synojnë që ti mbajnë deri në dy ditë turistët në këtë qytet

Me më shumë se 74 mijë vizitorë të rregjistruar e mbylli vitin turistik ky qytet, ndërkohë që për këtë vit parashikohet të ketë një fluks në rritje vizitorësh.

Sicred