KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Turizëm, destinacione të reja të drejtëpërdrejta nga “Nënë Tereza”
“Nënë Tereza”, rritet numri i udhëtarëve, por edhe i çmimeve

Turizëm, destinacione të reja të drejtëpërdrejta nga “Nënë Tereza”

Gjatë sezonit të ri turistik fluturimet nga aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” do të pasurohen me 10 destinacione të reja të drejtëpërdrejta. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama në mediat sociale. Sipas tij destinacionet janë Helsinki, Kopenhagen, Stokholm, Moskë, Goteborg, Oslo, Tel Aviv ndërsa do shtohen fluturimet drejt Budapestit, Varshavës dhe Londrës. Periudha e fluturimeve charter nis nga 11 maj deri 3 tetor.
Këtë sezon turistik pritet që numri i turistëve në Shqipëri të arrijë rekorde të reja. Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan mbi 5 milionë turistë. Statistikat mujore të INSTAT, tregojnë se në janar të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 232 mijë shtetas të huaj, një rritje prej 34,5 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sicred