KRYEFAQJA » LAJME » Durrësi, plazhi i skandinavëve dhe polakëve

Durrësi, plazhi i skandinavëve dhe polakëve

Nëse plazhet e Durrësit dhe Kavajës e nisën historinë e turizmit të tyre këto 3 dekadat e fundit me turistët nga Kosova, vitet e fundit po ndodh një tjetër dukuri; përveç turistëve nga Kosova, që janë gjithmonë të pranishëm, në pjesën jugore, sidomos në Golemi, duket se po shndërrohet zone gati ekskluzive për turistët europianë-veriorë dhe europiano-lindorë. Kampione Polonia që njeh edhe rritjen më të madhe të numrit të turistëve të huaj në Shqipëri. Sipas INSTAT këtë vit deri tani 33% më shumë, por edhe Sllovakia, Cekia, e sidomos vendet nordike si Suedia, Norvegjia, Finlanda, Holanda etj. Që vijnë me paketa all inclusive, ku kanë gjithcka të përfshirë; fjetjen, ushqimin tip bufe per te tri vaktet, pushimin buzë detit, ne pishinë etj, qëndrojnë vetëm një javë brenda në komplekset gjithmonë e më të përmirësuara shqiptare në shërbime, e gëzojnë diellin e detin shqiptar me cmime mjaft të mira; nga 350-750 euro paketën javore për person.

Turistët shprehen: “Njerezit nuk e kuptojne kete plazh. Hedhin cigare ne rere, edhe pse me pas i pastrojne. Por veprimi nuk me pelqen. Gjynah se natyre eshte shume e bukur.”

“Nuk dinim shume per Shqiperine. Por na e rekomanduan disa miqte tane ne Suedi. Na pelqen shume plazhi, kushtet qe jane krijuar ketu per pastertine, qetesine, sigurine ne det, edhe cmimi i paketes all inclusive.”

“Më pëlqen të lexoj në plazh, mësoj dicka, nuk dua ta kaloj kohën kot. Nuk ka shumë muzikë këtu në plazh. Kalojnë ndonjëherë më radio, por s’është problem për të lexuar.”

“Mund të clodhem duke lexuar, është një kohë e mirë për veten time. Përpiqem të lexoj cdo ditë edhe në Poloni ku jetoj, por tani kam më shumë kohë, në pushime. Më pëlqen këtu. plazhi i bukur, moti gjithë diell, ushqim i mirë, cmime shumë të mira.”

Rritjen e numrit të turistëve e kanë ndjerë edhe tregtarët ambulantë në Golem apo pushuesit shqiptarë.

Nellie Elmer e Tonje Aslaksen janë dy tur koordinatore te agjencisë më të madhe skandinave të udhëtimeve, Apollo Tours, që gjenden në Golem. E ajo që të bie në sy tek turistët skandinavë

Kritikat për muzikën e lartë në plazh, kanë bërë që hotelxinjtë tanë të dëgjojnë e plotësojnë kërkesat e tyre. Hotelet më të mira, që janë të mbushur plot me turistë skandinavë nuk kanë më muzikë të lartë, sepse skandinavët kur janë në plazh ndryshe nga ne që na gjen më shumë duke bërë muhabet ose dule lexuar e shumta gazeta, kanë pasion leximin edhe të librave cilësorë madje.

Por a do të dimë t’i mbajmë këta turistë “të vështirë”, që në fakt me vështirësitë që na krijojnë, na japin shtysa për të ngritur më lart standardet e turizmit tonë?

Sicred