KRYEFAQJA » LAJME » Turi i studentëve amerikanë në Shqipëri
Turi i studentëve amerikanë në Shqipëri

Turi i studentëve amerikanë në Shqipëri

60 studentë nga 40 vende të botës, të shkollës ndërkombëtare Thornton – Donovan School afër Nju Jorkut gjenden në Shqipëri në një tur për të zbuluar vendin tonë. Pasi kanë vizituar bregdetin e Jugut, Sarandën, Gjirokastrën, Apoloninë, Shkodrën, ata gjenden në Tiranë. Këto ishin fjalët që ata patën për të thënë për RTSH: “Ne jemi këtu për t’i treguar botës thesarin që quhet Shqipëri. Shkolla jonë ka të bëjë me mirëkuptimin ndërkombëtar përmes paqes e gjatë një viti akademik këta studentë kanë studiuar për Shqipërinë; natyrën, historinë, kulturën e saj. Tani gjenden këtu për ta parë nga afër. Për këtë udhëtim na kanë mbështetur shumë miq, një prej të cilëve Joseph Dio Guardi.”

“Kemi mësuar për Skënderbeun, për kulturën, njerëzit e saj. Përpara se të niseshim. Këtu në Tiranë ka ardhur me ne nga SHBA edhe një mësuese shqiptare e cila është mësuesja ime e preferuar e na tregon shumë për Shqipërinë.”

“Është kaq bukur të jesh këtu. E dua vendin tuaj. Njerëzit janë kaq miqësorë. Natyra, pyjet, deti, arkitektura, gjithçka që pamë ishte e mrekullueshme. Dua të eksploroj sa më shumë vendin tuaj.”

“Mendoj se Shqipëria është një vend shumë i bukur. Më pëlqen shumë sheshi Skënderbej. Në Tiranë shoh shumë energji pozitive e do doja të rri më gjatë këtu.”

“Njerëzit në ndryshim nga Nju Jorku, ku secili s’ka kohë, këtu të gjenden, të ndihmojnë, e gjejnë kohën dhe e bëjnë këtë me gëzim. Jam e gëzuar që jam këtu. Të gjithë na kanë respektuar, mbështetur.”

“Këta 60 studentë do të jenë 60 pika drite, që në të ardhmen e tyre do ta kenë pikë referimi Shqipërinë dhe udhëtimin më mbresëlënës të jetës së tyre.”

Sicred