KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tunizi, qeveria njofton reforma pas protestave të dhunshme
Tunizi, qeveria njofton reforma pas protestave të dhunshme

Tunizi, qeveria njofton reforma pas protestave të dhunshme

Qeveria ne Tunizi ka njoftuar një valë të re reformash sociale, pas disa ditësh protestash të dhunshme nga protestuesit kundër masave shtrënguese që çuan në rritjen e çmimeve te produkteve baze. Protestat shpërthyen përpara përvjetorit të shtatë të rrëzimit të presidentit Ben Ali.T akimet emergjente te qeverisë u mbajtën në përgjigje të protestave, të cilat ksollen arrestimin e rreth 800 personave. Zyrtarët thanë se planet ishin dorëzuar në parlament për të reformuar kujdesin mjekësor, strehimin dhe për të rritur ndihmën ndaj të varfërve. Demonstratat filluan më parë këtë muaj pasi qeveria njoftoi taksat e Vitit të Ri dhe rritjen e çmimeve në buxhetin e 2018. Në dhjetor Fondi Monetar Ndërkombëtar i tha Tunizisë se duhej të merrte “veprime urgjente” për të reduktuar deficitin buxhetor.

Sicred