KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tunizi, protesta në përvjetorin e revolucionit
Tunizi, protesta në përvjetorin e revolucionit

Tunizi, protesta në përvjetorin e revolucionit

Në përvjetorin e revolucionit në Tunizi sërish mijëra vetë dolën në rrugë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe kundër një ligji të ri financiar të qeverisë. Vetëm në rrugën qendrore të qytetit në kryeqytetin Tunis dolën për të protestuar rreth 2000 vetë. Me flamuj dhe pankarta në duar ata ndaluan para Ministrisë së Brendshme. Disa mbanin në duar bukë, për të tërhequr me to vëmendjen për çmimet e larta të ushqimeve. Protestuan kaluan në mënyrë paqësore. Presidenti i vendit, Beji Caid Essebi e mbrojti ligjin financiar që ka hyrë në fuqi në një aktivitet për përvjetorin e revolucionit. “Ne duhet t’i vazhdojmë reformat”, tha Essebsi në vendin ku javën e kaluar pati protesta të mëdha. Papunësia, tha ai, është e lartë dhe kjo e ndikon klimën sociale dhe politike dhe ndikon në investime. Me ligjin financiar, taksa mbi vlerën e shtuar u rrit me një përqind. Por të dielën, po në këtë zone policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstrues që u mblodhën sërish. Protestat kundër masave të kursimit dhe trazirat shpërthyen kudo në Tunizi që prej së hënës së shkuar. Qeveria deklaroi rritje taksash dhe rritje të kontributeve për sigurimet sociale në fillim të janarit. Një protestues u vra dhe më shumë se 100 oficerë policie janë plagosur, ndërsa 800 vetë janë arrestuar.

Sicred