KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tubime me rastin e 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave
Tubime me rastin e 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave

Tubime me rastin e 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave

Pothuajse në gjithë botën janë mbajtur tubime, fjalime dhe demonstrata, me rastin e 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave. Raportohet se janë mbajtur tubime prej Brazilit e deri në Kosovë, ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Paris se ka ndermarre një nismë për ta luftuar dhunën “e tmerrshme dhe të turpshme” kundër grave. “E gjithë shoqëria jonë është e sëmurë me seksizëm”, tha Macron, i cili mbajti një minutë heshtje për 123 femra që janë vrarë në Francë, nga partnerët ose ish-partnerët e tyre, në vitin 2016. Presidenti Macron se do të merrte një sërë masash për t’i dhënë fund domonimit të burrave në shoqëri. Plani i Macronit përfshin rritjen e financimeve për barazinë gjinore si edhe ndëshkimin e ashpër për të rriturit që kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë nën 15 vjeç. Planet e reja të presidentit përfshijnë gjoba të rënda për ngacmimet seksuale, sistem të ri online për kërkimin e ndihmës dhe më shumë kontrolle për akses në pornografinë virtuale. Gjatë vitit të kaluar, rreth 93 000 gra në të gjithë Francën ishin viktima të përdhunimeve apo tentativave për përdhunim, por vetëm më pak se 10 për qind e rasteve përfunduan në gjykatë.

Sicred