KRYEFAQJA » LAJME » Tsipras pritet ta vizitojë Tiranën në verë
Rama : Shqipëria dhe Greqia do të nënshkruajnë dokumentin e partneritetit strategjik

Tsipras pritet ta vizitojë Tiranën në verë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras pritet ta zhvillojë vizitën e tij në Shqipëri në verë. lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati të enjten, pas një takimi prej tre orësh me homologun e tij grek Nikos Kocias. “Për shkak të një lloj vonese nga pikëpamja e bisedimeve me Greqinë, kjo vizitë do të riplanifikohet për një periudhë të mëvonshme” tha zoti Bushati. “Ishte planifikuar fillimisht të ndodhte në pranverë. Tani besojmë se do kryhet brenda këtij viti dhe ne besojmë që janë mundësitë që kjo vizitë të kryhet brenda verës” shtoi më tej ai. Gjatë takimit në Tiranë Bushati dhe Kocias kanë biseduar veçanërisht për finalizimin e dokumentit të partneritetit strategjik.

Sicred