KRYEFAQJA » LAJME » Tsipras dhe Zaev arrinë marrëveshjen, lind Republika e Maqedonisë Veriore
Tsipras dhe Zaev arrinë marrëveshjen, lind Republika e Maqedonisë së Veriut

Tsipras dhe Zaev arrinë marrëveshjen, lind Republika e Maqedonisë Veriore

Athina dhe Shkupi ju kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve për më shumë se dy dekada e gjysëm dhe kanë vendosur që ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të ketë ketej e tutje emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Dy kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë dalë të qeshur dhe u janë drejtuar kombeve të tyre me nga një mesazh. “Arritëm një marrëveshje historike me Greqinë. Kjo është një ditë e mirë për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë” tha me këtë rast kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Nga ana e tij kryeministri grek Alexis Tsipras tha: “Arritëm marrëveshjen me Zoran Zaev. Fqinjët tanë do të njihen nga 140 shtete si Republika e Maqedonisë së Veriut”. Pritet që ministrat e jashtëm të të dy vendeve të nënshkruajnë në fundjavë marrëveshjen respektive.
Ndër të parët që kanë përshëndetur këtë marrëshje ishin kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati. “Dy udhëheqës progresive të vendeve fqinjë shenjuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuar dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekte për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Kryeministri Rama. “Urime fqinjëve tanë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Kjo i hap rrugën jo vetëm një vendi, por të gjithë rajonit drejt familjes Euro-Atlantike. Pavarësisht vështirësive, diplomacia tregoi që funksionon” nga ana e tij ministri i jashtëm Bushati.

Sicred