KRYEFAQJA » LAJME » Tryeza për median publike, RTSH me hapa të shpejtë drejt transformimit

Tryeza për median publike, RTSH me hapa të shpejtë drejt transformimit

RTSH duhet të vijojë me hapa të shpejtë drejt të qenit një transmetues publik i pavarur, i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Kështu u shpreh ambasadori i OSBE-së Bernd Boshard gjatë diskutimit në tryezën e organizuar për të diskutuar modelet e financimit dhe drejtimit të medias publike. “Stacionet private luajnë një rol shumë të madh në Shqipëri dhe RTSH-ja është një konkurrent i natyrshëm, por nuk i kërcënon, por i plotëson” tha zoti Boshard. “RTSH-ja duhet të ruajë traditat, të mbrojë historinë Shqiptare, duke pasqyruar jetën e pakicave, duke mbështetur njerëzit nga zonat më të thella nëpërmjet fushatave ose duke raportuar për çështjet e duhura në jetën e përditshme të qytetarëve nga i gjithë vendi” këshilloi ai. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të punojë për RTSH-në për të gjetur zgjidhje konkrete të problemeve me të cilat ende përballet” tha ambasadori Boshard.
Një e rëndësishme diskutimi ishte edhe tarifa e aparatit të televizionit që paguajnë qytetarët shqiptarë. Deputetja Milva Ekonomi tha se tarifa mesatare mujore është një gjë që rri tek taksimi i përgjithshëm. “Sado të themi ne duhet rritur, kemi një zë i cili vjen nga taksimi i përgjithshëm, nga Ministria e Financave që mendon për taksimin e përgjithshëm dhe nga Komisioni i Ekonomisë që miraton parimet e taksimit të përgjithshëm” tha zonja Ekonomi.
Për kreun e RTSH Thoma Gëllçi tha se tarifa duhet të jetë tarifë për financimin e transmetuesit publik që të lidhet më direkt me atë çka merr qytetari. “Populli shqiptar nëse do ta mbajë këtë si shërbim, që ti shërbejë atij, që ti kërkojë hesap, që ti shërbejë tamam për informimin, edukimin dhe argëtimin e tij duhet të paguajë” këmbënguli zoti Gëllçi.
Një tjetër çështje e ngritur nga kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH Kristaq Traja ishte mënyra e pagesave. “Një bord nuk mund të jetë efiçent as kur pagën e cakton parlamenti dhe aq më shumë kur asaj page i vemë honorar. Bordi kështu nuk interesohet” tha ai.
Drejtori i përgjithshëm i RTSH hodhi poshtë zërat që stafi i këtij institucioi është i mbingarkuar . “Kjo është një nga legjendat që qarkullon në vend. RTSH është i fryrë në organikë dhe nuk është fare e vërtetë. Unë mund të flas këtu për efiçencën e njerëzve që punojnë aty dhe ne prej analizave jemi të pakënaqur, ndaj kjo efiçencë duhet të rritet” tha ai. Por zoti Gëllçi përsëriti se “RTSH ka më pak njerëz se çdo institucion tjetër në rajon” tha ai. Ndërkohë zoti Gëllçi theksoi rëndësinë e zhvillimit të radio televizioneve lokale. “Radio televizionet lokale jo vetëm nuk do ti mbyllim, por do ti fuqizojmë. Ato janë asetet më të rëndësishme të RTSH” tha ai.
Kjo tryezë u organizuar me mbështetjen e BE-së në kuadër të projektit, 2.5 vjeçar me RTSH-në. Në bazë të këtij projekti do të trajnohen profesionistët e televizionit, do të kontribuohet për të përmirësuar aftësitë teknike etj.

Para Mbrapa

Para Mbrapa
Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com