KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tryeza e Vitit të Ri 2017
tavolina, tryeza, viti i ri, 2017, kulture, zbavitje, feste, familjare

Tryeza e Vitit të Ri 2017

Veç gëzimit dhe atmosferës së ngrohtë festive që shoqëron çdo familje natën e ndërrimit të viteve, festa e fundvitit ka dhe faturën e saj financiare. Ndërkohë që na ndajnë vetëm 3 ditë nga kjo festë, amvisat shqiptare kanë nisur që së bashku me pazaret, të bëjnë edhe llogaritë sesa do të harxhojnë. Tregtarët shprehen se në krahasim me vitin e kaluar frutat e perimet kushtojnë më pak. Por ashtu siç e do tradita shqiptare, në tryezat e vitit të ri nuk mund të mungojë gjeli i detit. Nëpërmjet një vëzhgimi që bëmë me kamerën tonë llogaritëm çmimin e një tryeze të vitit të ri për 6 persona. Ajo kushton 14 mijë e 550 lekë. Por vëzhgimi është bërë në një treg shumicë në kryeqytetit, çmimet e të cilit janë shumë herë më lirë nga ato që ofrojnë supermarketet dhe tregjet e lagjeve.

Sicred