KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trupat turke marrin nën kontroll Afrinin
Turqi, qeveria i jep fund gjendjes së emergjencës

Trupat turke marrin nën kontroll Afrinin

Forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë kontrollin e plotë të qendrës së qytetit të Afrinit. “Njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll qendrën e Afrinit mëngjesin e sotëm”, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Operacioni turk që zgjat prej dy muajsh synon të spastrojë Afrinin, një qytet pranë kufirit me Turqinë, nga milicitë kurde që konsiderohen prej Ankarasë si grup terrorist. Më shumë se 150 mijë civilë janë larguar nga Afrini që prej nisjes së ofensivës turke. Aktivistët thonë gjithashtu se 280 civilë kanë humbur jetën, edhe pse kjo mohohet nga Ankaraja. Trupat turke raportohet tashmë të patrullojnë rrugët qendrore të Afrinit, në kërkim të ndonjë luftëtari të mbetur të Njësive të Mbrojtjes Popullore kurde. Hyrja e tyre në qytet ka qenë shumë më e shpejtë nga sa mendohej. Turqia i konsideron luftëtarët e Njësive të Mbrojtjes Popullore kurde si zgjatim të partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që lufton prej 3 dekadash për autonominë e kurdëve në juglindje të vendit. Megjithatë, Njësia e Mbrojtjes Popullore kurde “mohojnë lidhje të drejtpërdrejta organizative me paretine e punetoreve te Kurdistanit, gjë që mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara, me këta të fundit që i kanë parë kurdët si aleatët më efektivë në luftën kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Siri.

Sicred