KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trupat amerikane do të qëndrojnë në Korenë e Jugut
Trupat amerikane do të qëndrojnë në Korenë e Jugut

Trupat amerikane do të qëndrojnë në Korenë e Jugut

Qeveria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se trupat amerikane do të vijojnë të jenë të dislokuara në vend, edhe pasi u arrit një marrëveshje për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane. Rreth 29 mijë ushtarë amerikanë janë të stacionuar në Korenë e Jugut, sipas një marrëveshyjeje sigurie të arritur pas luftës mes dy Koreve që përfundoi në vitin 1953. Korea e veriut është shprehur më parë se do të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, me kusht që trupat të largohen nga gadishulli. Por zëdhënësi i qeverisë koreano-jugore tha se prezenca e ushtarëve amerikanë nuk kishte lidhje me nënshkrimin e traktateve të paqes. – Trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut janë një cështje që kanë lidhje me aleancën mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, – u shpreh zëdhënësi. Gjatë takimit të tyre historik të mbajtur të premten që lamë pas, zoti Muun dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un ranë dakord të punonin për një gadishull korean të denuklearizuar dhe për një traktat paqeje që do t’i jepte fund zyrtarisht Luftës Koreane, e cila përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim, kështu që teknikisht dy Koretë janë akoma në luftë.

Sicred