KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Nëse takimi me Kim i pafrytshëm, do të tërhiqem
Koreja e Veriut shprehet e gatshme për bisedime mes Kim Jong-un dhe Donald Trump

Trump: Nëse takimi me Kim i pafrytshëm, do të tërhiqem

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nëse takimi i planifikuar mes tij dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un nuk do të rezultonte i frytshëm, atëhere ai ”do të tërhiqej me respekt”. “Edhe përpara takimit, nëse SHBA-ja mendon se nuk do të jetë i suksesshëm, nuk do e zhvillojmë atë”, tha Trump. Ai deklaroi se “me ndihmën e vendeve të tjera, kryesisht Kinën, marrëdhëniet me Korenë e Veriut kanë patur një rrugë të gjatë”. “Ne nuk kemi qenë kurrë në një pozicion të tillë me atë regjim qoftë me babain, gjyshin apo djalin”, theksoi Trump nga resorti i tij në Mar-a-Lago, në Florida, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin japonez, Shinzo Abe. Trump ka konfirmuar se shefi i CIA-s, Mike Pompeo, ka bërë një udhëtim sekret në Korenë Veriore për t’u takuar me Kimin. Sipas tij, Pompeo ka krijuar “marrëdhënie të mira” me Kimin dhe se kjo vizitë ka shënuar takime të nivelit më të lartë në mes të SHBA-së dhe Koresë Veriore nga viti 2000.

Sicred