KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump:Marrëveshja me Korenë e Veriut, e mirë për botën

Trump:Marrëveshja me Korenë e Veriut, e mirë për botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur në Twitter se “po përgatitet një marrëveshje me Korenë e Veriut”, një ditë pasi pranoi të takohej me Kim Jong-un. “Marrëveshja me Korenë e Veriut po përgatitet dhe, nëse arrihet, do të jetë një marrëveshje e mirë për botën. Koha dhe vendi i takimit mbeten për t’u caktuar”, shkroi Trump në rrjetin social. Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur të takohet me liderin koreano-verior pa u këshilluar më parë me figurat kryesore të administratës së tij. Diplomati kryesor amerikan, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikë kur u dha njoftimi. Ai u tha gazetarëve: “Është një vendim që Presidenti e ka marrë vetë”. Lëvizja e Trump përbën një kthesë të beftë nga diplomacia e ftohtë 60-vjeçare e Shteteve të Bashkuara kundrejt Koresë së Veriut, për të mos përmendur edhe retorikën e mëparshme luftarake të presidentit kundër Penianit. Vendimi për t’u takuar me Kim gjithashtu përfaqëson një tjetër rast kur republikani Trump zgjedh një drejtim krejt të ndryshëm nga paraardhësi i tij demokrat Barack Obama.

Sicred