KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Vitet e “durimit strategjik” me Korenë e Veriut kanë dështuar dhe tani është koha për një “përgjigje të vendosur”

Trump: Vitet e “durimit strategjik” me Korenë e Veriut kanë dështuar dhe tani është koha për një “përgjigje të vendosur”

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se vitet e “durimit strategjik” me Korenë e Veriut kanë dështuar dhe tani është koha për një “përgjigje të vendosur”. “Përballemi me kërcënimin e një regjimi të pamatur dhe brutal,” u shpreh Presidenti në një konferencë për shtyp me homologun e tij koreano-jugor Moon Xhe-in. Trump nxiti Korenë e Veriut të zgjedhë një rrugë më të mirë sa më shpejt. Ndërkohë homologu i tij Moon tha se është e nevojshme që liderët koreano-veriorë të vijojnë të përfshihen në dialog. Ai shtoi se Koreja e Jugut do të ndjekë reformat e mbrojtjes dhe do të vijojë rritjen e kapacitetit të vetëmbrojtjes. Çështja e Koresë së Veriut, sipas Moon, ishte prioritare gjatë bisedimeve, pasi vetëm një siguri e fortë mund të sjellë paqen e vërtetë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit. Lideri amerikan siguroi se Uashingtoni po punon ngushtësisht me Korenë e Jugut dhe Japoninë si dhe partnerët në gjithë botën në masa diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë për të mbrojtur aleatët dhe qytetarët nga kërcënimi koreano-verior. Kjo deklaratë vjen pak pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione ndaj një banke kineze që akuzohet për pastrim të parave nga Koreja e Veriut, gjë që ka shkaktuar zemërim tek autoritetet kineze.

Sicred