KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Ushtria amerikane do të jetë më e forta dhe më e madhja në botë

Trump: Ushtria amerikane do të jetë më e forta dhe më e madhja në botë

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot një ushtri më të madhe, më të efektshme, më të fortë si dhe shtoi se shpreson që të mos e përdorë asnjëherë.

Ne do të kërkojmë një buxhet gjigant për ushtrinë tonë të dashur. Dhe ne do të përmirësojmë ndjeshëm të gjithë ushtrinë tonë. Të gjithë ushtrinë. Në sulm dhe në mbrojtje. Të gjithë. Më të madhe, më të efektshme dhe më të fortë se ndonjëherë”, deklaroi Trump përpara konservatorëve amerikanë të mbledhur në takimin e tyre të madh vjetor pranë kryeqytetit Uashington.

“Por shpresoj që nuk do të kemi kurrë nevojë ta përdorim. Por askush nuk duhet të na kërkojë për rrëmujë, miq. Askush” “Bëhet fjalë për rritjen më të madhe të fuqisë së ushtrisë në historinë e Amerikës. Askush nuk do të guxojë të ngrejë pyetje, sepse ne jemi të dobësuar, shumë të dobësuar nga prerjet buxhetore automatike.

Ne besojmë tek paqja me forcë. Dhe është ajo që do të kemi. Kjo bën pjesë tek premtimi im për të risjellë sigurinë për amerikanët”, vazhdoi ai.

Trump nënshkroi më 27 janar në Pentagon një dekret për të filluar rindërtimin e forcave të armatosura amerikane, që është aktualisht ushtria më e rëndësishme në botë.